81 STUDIME Univers Eduart Caka ROLI I INSTITUCIONIT TË VAKËFIT NË ZHVILLIMIN E QYTETIT SHQIPTAR GJATË PERIUDHËS OSMANE Vakëf është një institucion sa i dëgjuar, po aq edhe i panjohur për shoqërinë tonë. Të çudit fakti se, përveç opinionit të gjerë, edhe studiues seriozë gabohen duke e konsideruar vakëfn thjesht “si një institucion fetar”. “Në Perandorinë otomane, rrjedhimisht edhe në vendin tonë, grumbullimi i dyqaneve në dorë të vakëft shpjegohet kryesisht me faktin e pasigurisë së pronës private dhe të ndikimit të madh të këtij institucioni fetar mbi shtresat shoqërore të vendit. Prandaj ishte bërë zakon që pasuria private e patundshme të kalohej në mbrojtje të xhamisë, e cila e shfrytëzonte dhe e administronte duke u lënë pronarëve pjesërisht të drejtën e uzufruktit dhe plotësisht atë të trashëgimisë” 1 . Kështu shprehet Z. Shkodra kur trajton çështjen e vakëfeve familjare. Ndërkohë që, ashtu siç edhe do të trajtohet në këtë punim, koncepti, baza ligjore, funksionimi dhe fushëveprimi i vakëfeve gjatë periudhës osmane ishte shumë herë më i gjerë. Mosnjohja e mjaftueshme e vakëft, përveç të tjerash, lidhet edhe me mungesën e studimeve mbi këtë temë. Duke nisur që nga periudha pas Luftës së Dytë Botërore dhe për të ardhur deri në ditët e sotme, në lidhje me vakëfet kemi arritur të evidentojmë vetëm një artikull të Petraq Pepos mbi vakëfn e Iljaz bej Mirahorit. 2 Pjesa tjetër kryesisht janë shkrime publicistike, element që tregon se studimet mbi vakëfet në Shqipëri janë ende në hapat e tyre të para. 1 Zija Shkodra, Esnafët Shqiptarë (shek. XV-XX), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë: 1973, f. 72. 2 Petraq Pepo, “Dy dokumente mesjetare mbi Shqipërinë: Berati i sulltan Bajazitit II dhe vakëfnameja e Mirahor Iljaz Beut”, në Buletinin për Shkencat Shoqërore, nr. 3, botim i Institutit të Shkencave, Tiranë: 1956.