“OPTIME” 48 HERBALIZMI DENTAR Xhuena Amuli*, Valbona Disha* *Departamenti i Stomatologjisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Albanian Universi - ty, Tiranë, Shqipëri. Adresë kontakti : xhoena_a@hotmail.com Përmbledhje Kurimi i patologjive të ndryshme shëndetësore nëpërmjet bimëve tashmë njihet në të gji- thë botën. Janë të njohura efektet e tyre antimikrobiale, antifungal, antivirale etj., veti këto që mund të shfrytëzohen për të trajtuar patologji edhe në kavitetin oral. Nga ana tjetër, kur krahasohen me medikamentet, bimët janë më të sigurta në përdorim dhe më me pak efekte anësore. Qëllimi . Si ndikon në reduktimin e pllakës dentare dhe kariesin dentar përdorimi i disa bimëve (kanellës, stivias, propolisit dhe lëkurës së portokallit). Materiale dhe metoda. Ky studim është një rishikim literature, në vetvete kualitativ, duke qenë se është bazuar në literaturë ekzistuese. Duke përdorur fjalët kyçe për kërkimin e ar- tikujve në lidhje me temën, u shfaqën rreth 500 artikuj. Nga këto u zgjodhën 8 artikuj që u shfrytëzuan për qëllimin e studimit. Artikujt e përzgjedhur përfshinin studime në lidhje me bimët e interesit dhe me efektet që ato kanë në pllakë dhe inhibimin e evolucionit të kariesit. Artikujt i përkasin viteve të fundit dhe trajtojnë studime in vivo/in vitro që janë kryer duke përdorur bimët e interesit. Rezultate. Aprovimi i potencialeve në frenimin e aktivitetit mikrobial dhe reduktimin e akumulimit të pllakës patogjene në kavitetin oral, janë disa nga rezultatet e këtij studimi. Interesant është fakti që studiues të ndryshëm kanë nxjerrë rezultate të përafërta me njëri tjetrin lidhur me vetitë pozitive të bimëve të interesit. Konkluzione. Është i padiskutueshëm fakti që bimët kanë pranueshmëri më të mirë nga ana e pacientit dhe më pak efekte anësore. Studimet e kryera kanë lënë rrugë të hapur drejt mun- dësive të përfshirjes së bimëve të interesit në produktet e higjenës orale. Mungesa e standar- dizmit të kësaj disipline dhe e një instituti kërkimor përbën kufizim për këtë punë kërkimore. Fjalë çelës: Herbalizmi, mjekësia bimore, karies, pllakë patogjene.