Thesis, nr.1, 2012 5 Reforma e administratës publike në Kosovë Mirlinda Batalli * Përmbledhje Reforma e administratës publike në Kosovë është një pjesë thelbësore e procesit të shtetndërtimit. Me reformën administrative qeveria synon të modernizojë administratën publike, për të forcuar kapacitetet e saj dhe për ta bërë atë më efikase dhe më të përgjegjshme. Periudha e pas konfliktit në Kosovë që nga viti 1999 kur fillon ndërtimi i administratës së re publike në Kosovë deri në fillimin e reformës në administratë paraqet një periudhë relativisht të vështirë për Kosovën. Reformimi i administratës publike në Kosovë manifestohet në dy mënyra: së pari, në lidhje me vetë strukturën e saj të zhvillimit dhe, së dyti, në lidhje me funksionet që kryen, efektet të cilat realizohen dhe shërbimet që u ofrohen institucioneve dhe qytetarëve. Zbatimi i qeverisjes elektronike në administratën publike në Kosovë mundëson të gjitha kategoritë efikase të shërbimeve qeveritare, në çdo kohë dhe nga çdo distancë, në mënyrë që të përmbushën kërkesat e përditshme të qytetarëve. Qeverisja elektronike modernizon administratën dhe mundëson krijimin e një menaxhimi efikas dhe të përgjegjshëm në të gjitha nivelet e administratës. Përmes ofrimit të shërbimeve elektronike për qytetarët, Kosova do të jetë pjesë e e- Evropës. Fjalë kyç: Reforma, administrata publike, qeverisja elektronike. Hyrje Shteti është funksional dhe efikas vetëm me një administratë publike të zhvilluar, profesionale dhe të përgjegjshme. Në kohën bashkëkohore, kur përdorimi i teknologjisë, në veçanti i asaj informative, është bërë pjesë e domosdoshme e jetës dhe e punës, * Mirlinda Batalli, Prof. Dr.sc. Fakulteti Juridik, Prishtinë, mirlindabatalli@gmail.com