ECONOMICUS / 6 PRANVERE 2011 29 ABSTRAKT. Matematika dhe modelet që ajo ofron janë shumë të dobishme për testimin e teorive sociale. Ne fokusohemi në historinë e raporteve midis statistikës dhe shkencave sociale, si edhe në një prej trendeve më të fundit që vihet re në zhvillimin e sociologjisë, siç është sociologjia matematike. Argumenti që shtjellojmë është se për të testuar një hipotezë teorike, ose një teori sociale përmes një modeli statistikor, më parë duhet marrë në konsideratë nëse cilësitë e atij modeli i korrespondojnë (apo i përshtaten) problemit teorik që kërkohet të testohet. Ne vlerësojmë rolin e matematikës në studimet sociologjike kuantitative, duke argumentuar se matematika shërben si një mjet i përgjithshëm për testimin e logjikës së brendshme të teorive sociale dhe se përdorimi i modelimit matematikor shërben për të ngushtuar hendekun që ndan teorinë sociologjike nga analizat kuantitative. Përfundimi në të cilin arrihet është se e vetmja mënyrë eikase për të gjetur modelin statistikor të përshtatshëm në studimet sociologjike kuantitative është përmes një modeli matematikor. Fjalë kyçe: Sociologji, shkenca sociale, statistikë, sociologji matematike Statistika dhe “ izika sociale” E dhe pse August Comte (1798-1857) mund të mos ketë qenë i pari mendimtar që ka përdorur termin “sociologji” (Lengermann & Neibrugge-Brantley 2000), ai ka qenë, padyshim, një ndër të parët mendimtarë modernë që kuptoi rëndësinë e përdorimit të metodave statistikore në studimin e dukurive shoqërore. Në illim të viteve 1830, Comte erdhi në përfundimin se: Statistika në shkencat sociale dhe sociologjia matematike Raimonda Dervishi, MSc Universiteti Politeknik i Tiranës Fatos Tarifa, PhD Universiteti Europian i Tiranës