Journal Vizione; 2014, Vol. 21, p469-479 --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Përcaktimi vlerave vitale (rezistencës së brendshme dhe rrymës lidhjes së shkurt) të aku-celulave industriale plumb-acid, në kushte industriale. Edmond BEQIRI Rexhep NUSHI Fakulteti i shkencave kompjuterike dhe TI, Kolegji Evropian i Dukagjinit- Pejë Republika e Kosovës ebeqiri@dukagjinicollege.eu , rexnushi@yahoo.com Abstrakti: Ky studim kontribuon në shkurtimin e kohës shqyrtuese për të verifikuar kualitetin e aku- celulave industriale dhe për të përcaktuar energjinë maksimale që mund të japin celulat plumb-acid. Sepse për verifikimin e kualitetit të celulave prodhuese në kapacitet (në vend të shqyrtohet kapaciteti nominal i tyre C 10 cel.stacionare apo ato C 5 cel. trakcione) ku matjet zgjasin 10 gjegjësisht 5 orë; tani me ketë metodë matëse mund të pasqyrohet gjendja aktuale e tyre brenda kohës shumë të shkurtë. Shumë prodhues të aku-baterive i anashkalojnë këto dy parametra vitale siç është rezistenca e brendshme dhe rryma e lidhjes së shkurtër. Ata nuk i prezantojnë në katalogët e tyre për shkak mungesës së instrumenteve të sofistikuara dhe kostos së lartë të tyre. Mirëpo, norma e prezantuar (I.E.C. 60896- 11/2002 ) dhe protokolli saj lejon një komoditet të tillë, që të behët edhe një analizë matematikore ku dëshmohet që matjet janë precize dhe të sakta, prandaj ky punim meriton një vëmendje të veçantë. Fjalët çelës: matje,norma, aku-bateri, industrial, lidhja e shkurtë, rezistencë e brendshme, cilësi.