KDU: 33/34 (05) REFORMA 3/2016 163 KDU: 339. 92 (496. 51) Drejtimi i politikave qeveritare në mbështetjen e NVM-ve në Kosovë Xhavit ISLAMI Enis MULOLLI Abstrakt: Ky punim ka për qëllim të analizoj ndikimin e politikave qeveritare në zhvillimin ekonomik të Kosovës nëpërmjetmbështetjes së NVM-ve. Sistemi i mbështetjes qeveritare është reformuar shpesh, dhe ka një debat të vazhdueshëm në qarqet shkencore dhe qeveritare për mënyrën si duhet të dizajnohet skema e mbështetjes qeveritare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Andaj, me të drejt lindin pyetjet: Si i mbështet qeveria e Kosovës NVM-të? A është kjo mënyrë e mbështetjes e përshtatshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës? Cilat forma tjera të mbështetjes duhet të aplikohen në Kosovë? Objective i punimit është të i’u përgjigjet këtyre pyetjeve nëpërmejt analizës së të dhënave ekzistuese të mbështetjes e cila aplikohet në Kosovë dhe krahasimin e tyre me vendet e zhvilluara ekonomikisht. Ndërmarrjet e vogëla dhe të mesme janë katalizatori kryesorë i zhvillimit ekonomik në Kosovës, si të tilla politikat qeveritare duhet ti kushtojnë rëndësi të veçant zhvillimit të tyre. Ky studim argumenton atë çka është shumë e nevojshme për politikat e mbështetjes qeveritare në NVM dhe prezanton idenë e zhvillimit të qëndrueshëm të funksionimit të ekonomisë nëpërmjet rritjes së NVM-vë. Fjalët kyçe: Kosovë, politika qeveritare, NVM, mbështetje. Hyrje Një sfidë me të cilin përballën të gjitha vendet në tranzicion është krijimi i një mjedisi miqësorë për NVM-të dhe transformimi i shoqërisë drejt ekonomisë së tregut. Si bëhet ky transformim? Sipas Szabó, A. (2006) thelbi i transformimit politik dhe ekonomik të një vendi në tranzicion është krijimi i sektorit privatë, zhvillimi i sektorit të ndërmarrësi dhe krijimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë ndër faktorët më të rëndësishëm të rritjes së ekonomisë globale. Në Evropë, NVM-të kanë rolin kryesorë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në rritjen ekonomike prandaj shpesh quhen shtylla kurrizore e ekonomisë Evropiane. Mbështetjae NVM-ve është njëra ndër politikat kryesoree të gjithaqeverivetë shteteve tëBashkimit Evropian (OECD, 2014). Në Bashkimin Evropian (BE), NVM-të përbëjnë 99% të gjitha ndërmarrjeve jofinanciare dhe67% të punësimit total si dhe gjenerojnë 58% të vlerës së shtuar totale (Alexandra Moritz et at, 2015). Sipas (Raportit KOSME, 2014) 419 , në Kosovë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë pjesën kryesore të ekonomisë së sektorit privat ku absorbojnë përafërsisht 80% e punësimitdhe 99.9% të ndërmarrjeve në Kosovë. Por pavarësisht rëndësisë së NVM-ve në zhvillimin ekonomik të Kosovës, mjedisi i gjerë i biznesit tregon disa dobësi të cilat e pengojnë këtë sektor që të zhvillohet me potencialin e plotë në aspektin e punësimit, produktivitetit dhe vlerës së shtuar, andaj vlen të theksohet se drejtimi i politikave nga mbështetja e NVM-ve do të thotë drejtim në rritjen ekonomike të vendit. Sipas (Raportit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë) 420 në Kosovë një numër i konsiderueshëm i bizneseve fillestare nuk po mbijetojnë dhe zhvillohen në treg si pasoj e së cilës nuk po prodhohet punësim dhe zhvillim ekonomik. Pasi që shumica e shteteve Evropiane dhe botërore i kushtojnë rendësi të veçanetzhvillimit të NVM-ve, atëherë edhe Kosova si shtet me ekonomi të lire të Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik. Email: xhavit.islami@uni-pr.edu Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik. Email: enis.mulolli@uni-pr.edu 419 http://www.eciks.org/repository/docs/Report_on_State_of_SMEs_in_Kosovo_2014_99378.pdf 420 http://eye-kosovo.org/wp- content/uploads/2014/04/BiznesetFillestaredheSherbimetperMbeshtetjeneBizneseveFillestareneKosove.pdf