KUJTESA HISTORIKE NË KANGËT KRESHNIKE Vehbi Miftari (Prof. Asoc. Dr., Prishtinë, Kosovë) ABSTRAKTI: Artikulli Kujtesa historike në kangët kreshnike trajton rolin e kujtesës historike në nxitjen e idesë nacionale ose nw përforcimin e identitetit tw pwrbashkwt mbi njw mall historik, i thurur mbi mitin për territorin si premisë mbi të cilën shtrihen dy lloj identitetesh, ai personal dhe kolektiv. Kësisoj, letërsia gojore shndërrohet në mjet për ta modeluar jetën. Heronjtë epikë të kangëve të kreshnikëve, Muji dhe Halili, janë të motivuar kryesisht nga mbrojtja e pasurisë dhe e jetës së individëve, si dhe nga aventurat heroike, epike dhe erotike, ose nga dyluftimet për nderin, krenarinë dhe identitetin lokal. Ata veprojnë në mënyrë të pavarur ose në përputhje me heronjtë e tjerë epikë, të cilët zakonisht janë tridhjetë. Veprat e tyre heroike ndryshojnë nga heronjtë epikë të kangëve kreshnike të popujve të tjerë. Punimi im synon të analizojë rolin që kujtesa historike, e cila nw Kangët kreshnike e zhvillon mallin historik, e ka në këngët e diskursit legjendar. Qëllimi është të krijojë një perspektivë interpretimi të heroizmave të epikës gojore shqiptare dhe ndikimin që kangët kreshnike dhe heroi i tyre kanë luajtur në krijimin e identitetit personal dhe kolektiv, nwpwrmjet njw lloj homogjeniteti kulturor e social. Fjalët çelës: Kujtesa historike, heroi, kangët epike, kreshnikët, identiteti. Hyrje Kangët kreshnike shqipe, si rrëfime gojore, i përshkon kryesisht diskursi legjendar, i thurur mbi “të bëmat” e heronjve popullorë. Mirëpo, duke qenë se me këta heronj aedin e ndërlidh kultura, ai provon që karakterit legjendar të këtyre kangëve t’u japë edhe dimension historik e kulturor. Kësisoj, kanga legjendare për kreshnikët, së paku në letërsinë gojore shqipe, merr karakter të kangës legjendare me premisa historike. Ajo e bart “jehonën e epopesë së ardhur nga thellësia e shekujve” (Thiesse, 2004, fq. 25-27). Kjo jehonë është vetëdija për ekzistimin e “të ngjashmëve”, të cilët i kanë kultivuar t ë njëjtat rite, rituale, tradita e zakone me ne, e kanë kultivuar të njëjtën gjuhë dhe kanë jetuar afërsisht në të njëjtin territor, duke përbërë një “bashkësi homogjene” (Gelllner, 1987), të dallueshme nga bashkësitë e tjera sociale. Karakteri historik që ne ua japim atyre, si dhe kultura përdalluese nga kultura e tjetrit, i shndërron ata nga bashkësi historike në bashkësi trans-historike, që e ruajnë “hirin epik”, të cilin kanga e bart brez pas brezi, në një pasqyrë rrëfimtare gojore. Kësisoj, letërsia gojore shndërrohet në mjet për ta modeluar jetën, ajo e krijon mallin e kujtesën për të në rrëfime gojore. Në ciklin e kangëve kreshnike shqipe ky mall kultivohet mbi